Mushkolaj: Është e qartë që Asociacioni do të formohet, vetëm është çështje kur

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sipas zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, tashmë Asociacioni është një OJQ.Mushkolaj ka cituar Bislimin kur ishte në Parlmanentin Evropian, i cili kishte thënë se kjo ishte një OJQ që mirrej me koordinikmin e komunave me shumicë serbe.

“Është shumë e qartë që Asociacioni kalon vetëm është çështje kohe kur do të filloj zbatimi dhe implementimi i tij në teren”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus duke shtuar se për të neni shtatë paraqet Asociacionin.

Mushkolaj ka shtuar se gjatë kësaj periudhe nuk po diskutohet për marrëveshje finale mes dy vendeve por për marrëveshje të përkohshme.

Analisti Mushkolaj ka thënë se në fokus të BE-së nuk ka qenë njohja reciproke por normalizimi i marrëdhënieve mes tyre.

Tutje Mushkolaj ka thënë se sipas BE-së, propozimi evropian sjell normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme