Musliu: Shkarkimi im erdhi pas një dreke që pati Përparim Rama me Lumir Abdixhikun

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Ilirik Musliu, i cili u shkarkua para dy ditësh nga posti i drejtorit rë Shërbimeve Publike nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është zëvendësuar sot me Bekim Brestovcin.

Musliu ka thënë në Kanal10 se ky shkarkim i tij ka ardhur menjëherë pas një dreke që pati Përparim Rama me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Unë jam takuar disa dite para shkarkimit tim me Përparim Ramën për një projekt te cilin ai e ka lavduar dhe ka diskutuar për të dhe mas andej pas një dreke pune të cilën e ka pasur 3 ore që e ka pasur me Lumir Abdixhikun e LDK-së e kam lexuar për shkarkimin tim” , ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë sot vendim për “ristrukturimin” e kabinetit qeverisës të kryeqytetit.

Përmes një njoftimi në Facebook ai ndër të tjera ka njoftuar edhe për shkarkimin e nënkryetares e cila vjen nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu. Nënkryetare e re e Prishtinës është emëruar Jehona Lushaku-Sadriu.

Të ngjashme