Mustafa: LDK s’do të lejojë që vendi të qeveriset nga kreatorët e izolimit

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 12:43 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, iu është drejtuar të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave dhe kandidatëve për këshilltarë komunalë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Mustafa tha se LDK nuk duhet të lejoj që vendi të qeveriset nga kreatorët e izolimit të shtetit të Kosovës. Gjithashtu ai është shprehur i bindur se LDK do të ketë një fitore në zgjedhjet e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryeministri u shpreh se LDK është partia më e mirë në vend dhe se kjo nuk duhet të lejoj që vendi të qeveriset pa shumicën shqiptare në parlament dhe se LDK nuk do të lejoj që vendi të qeveriset nga kreatorët e izolimit.

“Unë po e shfrytëzoj rastin që të ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj për kandidat për kryetar të komunave dhe për këshilltar. Jam shumë i bindur që se kanë bërë zgjedhjen më të mirë dhe jam shumë i bindur që me 22 tetor do të kremtojmë fitoren e LDK-së. Vlerësoj që këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme për Kosovën që do ta konfirmojnë ofertën qytetare të LDK-së.

“Kosova po hyn në këto zgjedhje që për fat të keq vendin po e qeverisin ata që ishin kundër demarkacionit dhe liberalizimit ata që menduan që LDK po i rrezikon interesat e tyre dhe ata që janë kreatorët e izolimit të Kosovës. Ne jemi dëshmitar të shumë akuzave të rrejshme të një propagande të paparë sidomos të VV, AAK dhe Nisma. Andaj ne duhet të luftojmë për të vërtetën”.

“Ne në këto zgjedhje do të vendosim se sa gjatë mund të qeveriset vendi nga një koalicion i 22 partive dhe nga pazaret si dhe nga Lista Serbe e cila inpohon të drejtën qytetarëve serb në Kosovë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi të qeveriset pa shumicën shqiptare në parlament. LDK nuk do të lejoj që vendi të qeveriset nga kreatorët e izolimit”.

“Unë konsideroj se LDK duhet të fitoj dhe të dal e para në këto zgjedhje. Ju siguroj që ne mund të fitojmë dhe e konsideroj këtë sepse ne kemi një organizim të shtrirë në të gjithë vendin kemi përvoja dhe dije për të zhvilluar. Zgjedhjet dhe për të komunikuar me qytetarët me një program për qytetarin dhe jemi parti që ka ruajtur anëtarësinë dhe jemi treguar të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve në Ballkan sepse ne ju kemi përmbajtur zotimeve të dhëna që ne nuk bëjmë koalicion me PDK në dhe me ata që ishin të përfshirë në dhunë pa u distancuar nga dhuna dhe ne jemi më të organizuar se VV”.

“Poashtu duhet të ju them se në LDK kemi një dobësi që po na përcjell gjatë dhe kjo është mungesa e solidaritetit brenda për brenda dhe mungesa e punës ekipore prandaj ne duhet të vazhdojmë të punojmë për interesa të LDK-së dhe jo për interesa individuale. LDK është parti konservative tradicionale e cila ka burim në familje parti që beson në zot për ekonominë sociale të tregut dhe këto janë që si ka asnjë parti dhe ne nuk duhet të kopjojmë askënd”.

“Votat do t’i kërkojmë edhe nga të moshuarit nga të rinjtë nga të pasurit nga të varfëritë dhe do t’i kërkojmë nga të gjitha”.

Këto deklarata Mustafa i bëri gjatë takimit me kandidatët për kryetar të komunave në zgjedhjet e 22 tetorit, raporton EO. Në takim ishin prezentë 900 kandidatët për Asamble të të gjitha komunave.

Lidhja Demokratike e Kosovës, synim kryesor në zgjedhjet lokale përveç rikthimit të kryeqytetit e ka edhe Prizrenin, por edhe komunat të cilat aktualisht i drejton. Partia e Isa Mustafës ka rikandiduar pothuajse të gjithë kandidatët në komunat të cilat i pati fituar në vitin 2013.

Mustafa: Motoja jonë për zgjedhjet lokale do të jetë “me qytetarët, për qytetarët

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, gjatë takimi me kandidatët për kryetarë të komunave dhe kandidatët për asambleistë, ka zbuluar edhe moton e partisë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Motoja jonë për zgjedhjet lokale do të jetë “me qytetarët, për qytetarët”, ka thënë Mustafa.

Më tej, lideri i LDK-së ka thënë se hapja e fushatës nga kjo parti do të bëhet me 21 shtator në Prishtinë për të gjitha komunat.

 

 

Të ngjashme