Mustafa – ministres Kusari-Lila: Pse nuk ia lini Kuvendit përzgjedhjen e kandidatëve të bordit

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka kritikuar mënyrën për përzgjedhjen e bordit për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Ekonomia Online

“Po, do të thotë disa parime mbi të cilat Bordi do të përcaktojë çfarë është rritje e paarsyeshme. Dhe fati i lihet pesë personave të zhvillojnë një metodologji dhe të vendosin se cili çmim qenka i arsyeshëm e cili çmim qenka i paarsyeshëm.

Dhe problemi tjetër, sa i përket, u përmend disa herë mbrojtja e qytetarit. Ministre, me këtë ligj keni me e mbrojt qytetarin aq sa e keni mbrojt nga rritja e çmimit të naftës. Ju keni aplikuar një instrument të ngjashëm, kufizimin e marzhës së profitit edhe për produktet e naftës, dhe çmimi i naftës ka mbërri në 2 euro gati. Gati edhe më shumë se në disa vende të tjera të rajonit. Dhe nuk po e kuptoj se si e keni mbrojt ju qytetarin nga rritja e çmimit të naftës kur çmimi i naftës ka mbërri 2 euro, dhe aq keni me e mbrojt edhe nga rritja e çmimit në produktet e tjera.

Sa i përket pavarësisë së Bordit, qeveria është e paraparë me i iniciu procedurat, me i përzgjedh kandidatët, me i intervistu dhe me i dërgu emrat në Kuvend. Pse nuk po ia lini Kuvendit procedurat me i përzgjedh ata kandidatë e me i përzgjedh pastaj Kuvendi?”, tha Mustafa.

Të ngjashme