Mustafa ndërpret 60 kontrata afatshkurta antiligjore në Ministri

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

60 kontrata afatshkurtëra pa bazë ligjore, janë ndërprerë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kështu ka bërë të ditur Ministri në detyrë i këtij dikasteri, Besian Mustafa, njofton Klan Kosova.

Ai shton se kontratat kanë qenë antiligjore dhe se janë ndërprerë si rezultat i shkurtimeve buxhetore për vitn 2020.

”Kam trashëguar një ministri përplot shkelje ligjore, duke përfshirë mbi 60 njerëz që kanë qenë të angazhuar me kontrata afatshkurta antiligjore, nën premtimet e rrejshme se jashtëligjshëm do të “rehatohen”.

”Sot, u njoftova nga u.d. sekretari i Ministrisë dhe u.d. kryeshefi i Agjencisë së Bujqësisë se këto kontrata, në mungesë të bazës ligjore dhe si rezultat i shkurtimeve buxhetore për vitin 2020, janë ndërprerë. Këto janë vendime të zorshme e të dhimbshme për gjithsecilin, por shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë!”

”Për pozitat e domosdoshme në Ministri, të aprovuara ligjërisht dhe me buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të hapen konkurse ligjore që ndjekin procedurat e rregullta ligjore. Ftojmë profesionistët që të aplikojnë për këto pozita të rregullta me kontrata ligjore afatgjata”, shkruan Mustafa nga facebook-u

Të ngjashme