Mustafa në përkrahje të Thaçit: Mirësevini President

Prishtinë | 28 Qer 2026 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Komandant Remi, ka publikuar një postim në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndarë fjalën e tij përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në postim, Remi shkruan: “Mirë se vini, President!”, ndërsa ka veçuar një pjesë nga deklarata përmbyllëse e Thaçit.

“Jam kritikuar për këtë Gjykatë, por besoj se koha do të më japë të drejtë. Për mua, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”, citohet Thaçi në fjalën e tij përfundimtare.

Të ngjashme