Mustafa për aksionin në veri: Drejtësia s’guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë që duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë që krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njohë as ligji.

Ai ka thënë se të gjithë ata shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë, “duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit”.

“Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve”, theksoi ai.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.

Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu sië nuk duhet të njoh as ligji.

Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të paergjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.

Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.

Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminal.

Të ngjashme