Kryeministri Isa Mustafa, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka thënë se zgjedhje të reja nuk do te ketë deri në vitin 2018.
Gjatë një konference shtypi, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryeministri Mustafa tha se qeveria është stabile dhe se po punon vazhdimisht.
“Zgjedhjet e reja janë në vitin 2018 ndërkaq ato lokalet janë vitin e ardhshëm. Jemi duke punuar me përkushtim në punë të tjera”, ka thënë kreu i Qeverisë, njëherësh kryetar i LDK-së.
Pas vizitës në Komunën e Mitrovicës, Mustafa do të vizitojë dhe kombinatin “Trepça”, ku do të takohet me menaxhmentin dhe minatorët dhe ku do të diskutohet për aprovimin e Ligjit për Trepçën.
Ai, po ashtu, do vizitojë kompaninë “Missini ShPK”, e cila ka 70 punëtorë.