​MIT ofron zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Të autorizuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, një ekip nga Ministria e Ifrastrukturës dhe Transportit (MIT), të martën takuan banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, të cilëve u ofroi zgjidhje sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq – hyrja e Pejës.

Në emër të ministrit Lekaj, banorëve iu adresua shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge. Zejnaj tha se nga muaji gusht  i këtij viti do të fillojë implementimi i katër rreth rrotullimeve dhe një hyrje – dalje në këtë segment rrugor.

​ 

Të ngjashme