10 persona të vdekur nga Coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Coronoavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 10.

Tani ka 596 raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga 456 të Mërkurën – me 491 në Angli, 60 në Skoci, 20 në Irlandën Veriore dhe 25 në Uells.

Qeveria pritet të njoftojë brenda disa orësh për rritjen e përgjigjesive të saj ndaj Coronavirusit.

Dy vdekjet e fundit ishin një 89-vjeçare në Spitalin Charing Cross në Londër dhe një grua në të 60-tat në Spitalin e Queen’s në Romford, tha NHS England.

Që nga ora 09:00 , gjithsej 29.764 njerëz ishin testuar për virusin në Mbretërinë e Bashkuar.

Rritja e rasteve të konfirmuara – prej 140 – është hera e parë që rritja ditore ka qenë më shumë se 100,trancmeton BBC.

Të ngjashme