22 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës: Ky është dokumentari që tregon për tmerrin e përjetuar nga të burgosurit

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë 22 vjet nga momenti më famëkeq për 160 të burgosurit në Burgun e Dubravës, të cilët u vranë nga gjuajtjet e aeroplanëve të NATO’s.

22 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Kjo masakër është është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, forcat ajrore të NATO’s filluan bombardimet mbi pavijonet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Për këtë masakër është realizuar edhe një dokumentar që tregon tmerrin që kanë kaluar ish-të burgosurit në këtë masakër.

Të ngjashme