36 burra fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale në Kosovë

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj-Balaj, thotë se, nga 1,000 persona që kanë fituar statusin e viktimave të dhunës seksuale, 36 janë burra.

Ajo thotë po ashtu se për tri vjet janë pranuar 1,564 aplikacione.

Sipas saj, mungesa e shprehjes së lirë për të treguar për dhunën e ndodhur, po bën që shumë gra të mos tregojnë përjetimet e tyre gjatë luftës.

“Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ka filluar zyrtarisht punën me 5 shkurt 2018. Deri më tani, Komisioni ka pranuar 1,564 aplikacione në nivel të Kosovës, ndërsa u është njohur statusi i viktimave të dhunës seksuale 1,000 rasteve”

“Shumica janë gra. I kemi 36 raste që ua kemi njohur statusin burrave, të tjerat janë gra”, ka thënë ajo për REL.

Të ngjashme