43 pacientë me Coronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 43 pacientë me COVID-19, 8 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësorë, ndërsa 34 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Ndërsa, 2 të tjerë janë në respirator.

“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 janë në Respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga Spitali i Pejës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme