Administrata publike parakusht për implementim efikas të politikave publike

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 16:35 | Nga

Në kuadër të programit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale”, Instituti KLGI mbajti vizitën studimore në institucionet e Republikës së Shqipërisë e që për synim kishte njohjen me procesin e reformës në administratën publike; menaxhimin e integruar të shërbimeve administrative dhe fushën e trajnimit të administratës publike.

Në takime të ndara, pjesëmarrësit patën rastin të njihen me punën e Shkollës Shqiptare për Administratë Publike (ASPA) dhe Agjencisë për Ofrimin e Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në Republikën e Shqipërisë.

Fillimisht, drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, foli për nevojën e bashkëpunimit dhe marrjes së praktikave të mira nga Shqipëria në procesin integrues të të dyja vendeve.

Me këtë rast, Tahiri hapi diskutimin duke theksuar se në vendet e zhvilluara nuk është më debat qeverisja e mirë, e kjo për dy arsye: e para se është kthyer në normë dhe kulturë; dhe e dyta se ekziston një mbikëqyrje dhe llogaridhënie e avancuar, ku në rast shmangieje janë të qarta pasojat.

Andaj, edhe vetë nocioni i decentralizimit funksional dhe të qëndrueshëm ndërlidhet me procesin e ofrimit të shërbimeve të shpejta. Digjitalizimi i shërbimeve ka ndryshuar edhe vetë dimensionet dhe konceptet e decentralizimit. Pra, çelësi i suksesit është inovacioni në ushtrimin dhe ofrimin e shërbimeve.

Ndërkaq  Fatmir Demneri, drejtor i ASPA, falënderoi Institutin KLGI për vizitën dhe shprehën vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë në funksion të përvojave përgjatë procesit të reformave në Kosovë.

Me këtë rast, ai prezantoi para pjesëmarrësve vizionin dhe përkushtimin e ASPA lidhur me procesin e reformave, hapat e ndërmarrë drejt rritjes së standardeve të ofrimit të shërbimeve publike; përpjekjet dhe fuqizimin e kapaciteteve të administratës në hartimin dhe implementimin e politikave publike.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, textImage may contain: 7 people, indoorImage may contain: 3 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme