AGK-ja zgjedh udhëheqësinë e re, Arton Mulliqi dhe Xhemajl Rexha kandidatë për kryetar

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asotacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të bëhet me udhëheqësi të re, raporton Ekonomia Online.

Ky institucion mban Kuvendin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së.

Për të votuar kanë aplikuar 264 anëtarë, përderisa kandidatë për kryetar janë Arton Mulliqi dhe Xhemajl Rexha.

Ish-kryetarja e AGK-së Gentiana Begolli para se të niste votimi foli për punën dhe shpenzimet e Asociacionit.

Arton Mulliqi që synon pozitën e kryetarit, tha se para vetes ka një barrë të rëndë dhe se i ka hyrë garës për të përdorur të gjitha mekanizmat e duhur për të drejtuar Anotacionin.

“Kemi një barrë të rëndë mbi supe raportimin për plasmin e një lajmi, i hyra kësaj gare për të adresuar problemet dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit gazetar, duke përdorur kështu të gjitha mekanizmat e duhura”, tha Mulliqi.

Xhemajl Rexha, kandidati tjetër për kryetar, tha se të gjithë bashkë mund të mbrojmë njëri-tjetrin, andaj edhe për këtë arsyeje i është futur kësaj gare.

“Duhet të jemi bashkë kundër çdo presioni, dhe jam në krye të AGK-së për të punuar dhe bashkëpunuar. Nëse më jepni besimin do jemi aty për juve”, tha Rexha.

Të ngjashme