Ahmeti: IHK ka parashikuar mundësinë e përmbytjeve, rrezikohet Prishtina

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) përmes një postimi ka shkruar se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar munësinë e përmbytjeve.

Postim i plotë:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar mundësin e përmbytjeve të vogla në zona të caktuara, për shkak të reshjeve të shiut, që priten në dy ditët në vijim. Nga këto përmbytje mundë të përfshihet Prishtina për shkak të infrastrukturës së stërngarkuar, si dhe një pjesë e rajonit të Dukagjinit.

Këto vërshime të mundshme, hyn në kategorinë e përmbytjeve të shpejta duke përfshirë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, por, mundë të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familijare dhe biznesore.

Të ngjashme