AKR do të garojë në Prishtinë dhe disa komuna tjera

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 16:39 | Nga

Kjo parti është në përfundim të hartimit të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe asamble. Garës për Prishtinën do t’i hyjë edhe kjo parti.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i AKR-së, Vesel Makolli . Ai nuk dhënë ndonjë emër për Prishtinën e as për komunat tjera, pasi ka thënë se janë në finalizim.

“Do të garojmë në shumicën prej komunave, për emra jemi në finalizim dhe është presidenti i partisë që do të vendosë”, ka thënë Makolli për lajmi.net.

AKR aktualisht udhëheqë me komunën e Mitrovicës, me kryetarin Agim Bahtiri, i cili do të kandidojë edhe për një mandatë.

Përveç Mitrovicës, AKR në zgjedhjet e fundit lokale kishte fituar edhe në Gjakovë me Mimoza Kusari-Lila, e cila është larguar nga kjo parti, duke themeluar partinë e saj ‘Alternativa’, së bashku me Ilir Dedën.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme