Aksident mes 5 veturave afër Postës në kryeqytet, tre të lënduar

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes pesë veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Tre persona janë lënduar, ka konfirmuar për KOHËN, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme