Aksident në Dobërdol të Podujevës, një i lënduar

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Dobërdol të Podujevës, ku si pasojë një person është lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme