Ambasadorja Vlora Çitaku takon Vasfije Krasniqin në SHBA

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Washington,Vlora Çitaku ka takuar të mbijetuarën e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë Vasfije Krasniqi-Goodman.

Përmes një fotografie të postuar në Twitter, Çitaku ka shkruar se ka takuar heroinën tonë.

Vasfije Krasniqi- Goodman, është e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Krasniqi është gruaja e parë  që ka folur hapur për çështjen më të ndjeshme gjatë luftës, dhunën seksuale. Në Kosovë kjo temë ka qenë tabu dhe rastet e tilla nuk janë raportuar fare ose shumë pak.

Dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës se fundit në Kosovë, nga formacionet ushtarake dhe paramilitare serbe ende nuk janë gjykuar e as dënuar.

Vasfije Krasniqi-Goodman, pritet të flas nesër më 30 prill para kongresit amerikan. Ajo ka pranuar ftesën nga  kongresisti dhe miku i Kosovës Eliot Engel për të rrëfyer të gjitha përjetimet që ka pasur gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme