Anulohet protesta e profesionistëve shëndetësor

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka anuluar protestën e paralajmëruar për nesër, pas konsultimeve me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në njoftim thuhet se kanë marrë zotim për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Njoftimi i plotë:

njofton opinionin e gjerë dhe gjithë anëtarësinë se pas komunikimit me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj përgjatë takimit të zhvilluar dje me datën 10.08.2020, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas Vendimit për ndalimin e Protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e Ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së si dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të PEZULLOJË Protestën e paraparë me datë 12.08.2020 dhe ti hap rrugë dialogut social.

Me respekt,

 Këshilli Organizativ i Protestës së FSSHK

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme