Arrestimet në komunën e Klinës, vjen reagimi i kryetarit Zenun Elezaj

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Departamentin Special i Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë është ka zhvilluar sot një aksion në tri komuna, përfshirë edhe komunën e Klinës.

Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj ka thënë se i mbështesin organet e drejtësisë në zbatimin e ligjit dhe vënien e drejtësisë.

Elezaj shpreson që kjo komunikatë të mos ndikojë në hetimet e Prokurorisë, ndërsa beson se hetimi duhet të jetë i drejtë.

“Ne duam që as kjo komunikatë të mos ketë efekt në hetimet, e as që duhet të paragjykohet si e tillë. Përkundrazi besojmë se hetimi duhet të jetë i drejtë dhe i shpejtë ashtu që institucionet të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Në rast të kundërt, si kryetar i komunës së Klinës vlerësoj se organet e drejtësisë duhet të përmbahen nga veprimet që mund të prodhojnë precesione politike, për çka dua të besoj se nuk ka një arsye të tillë. E nëse organet e drejtësisë shndërrohen në vegla politike ose vihen në shërbim të politikës, kjo do të ishte një fatkeqësi dhe rrezik për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Shpresojmë̈ dhe urojmë që organet e drejtësisë të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe e vërteta të del në shesh sa më parë”, shkroi Elezaj në Facebook.

Nga ky operacion i Njësitit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Komunën e Klinës u arrestua drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe Ali Gashi, zyrtar në kuadër të kësaj drejtorie.

Të ngjashme