Arrestohet nga policia një person i kërkuar në Gjilan

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 02.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar N.E. (1989).

Sipas një njoftimi për media, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale nga Neni 255 i KPRK-së me dënim burgimi prej dy (2) vitesh.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të ngjashme