Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot në ora 08:25 të arrestojë një person me inicialet B.D (M/K), 39 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë (14) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme