Arrestohet një person në Drenas për organizim të bixhozit

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Drenas.

I dyshuari A.Q, 47 vjeç i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, saktësisht në një lokal në qendër tregtare është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ndërkohë që njësitet policore të Stacionit Policor të Drenasit, në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe zyrtarë kompetent nga Dogana e Kosovës, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

Të ngjashme