Arrestohet një zyrtar policor, ishte i përfshirë në një zënkë mes disa familjeve në Fushë Kosovë

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një zyrtar policor me gradën Rreshter, ishte i përfshirë në një zënkë mes disa familjeve në Fushë Kosovë.

Incidenti ka ndodhur me datën dje rreth orës 19:30.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacione nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës, se në fshatin Miradie e Ulët ( Fushë Kosovë) në një rast zënke në mes disa familjeve ishte përfshirë edhe një Zyrtar Policor (R.B), me gradën Rreshter, me detyrë në Stacionin Policor Aeroporti.

Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur me datën 11.08.2021, rreth orës 19:30.

Siç njofton IPK, pas disa veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar tre persona njëri ndër ta edhe Zyrtarin Policor (R. B) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” nga neni 366.

Kallëzimi penal i përbashkët IPK-PK është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

IPK ka rekomanduar që të dyshuarit, Zyrtarit Policor (R. B), ti shqiptohet masa administrative suspendim nga puna.

Të ngjashme