Asociacioni i Arkitektëve shkarkon Valdet Osmanin

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 18:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, me 31 vota pro, ka shkarkuar nga pozita përfaqësuesin Valdet Osmani, raporton EkonomiaOnline.

Ky shkarkim erdhi, pasi që sipas tyre, prej që ai ka marrë këtë pozitë nuk ka shkuar fare në Asociacion e as që është përgjigjur në email – adresat e Asociacionit dhe anëtarëve të saj.

Këtë e theksoi Ilir Murseli, anëtar i Kuvendit të AAK-së.

“Gjykata supreme e ka sjellë këtë vendim dhe është vendim i prerë ne nuk kemi çka me e votua atë vendim. Ne kemi vendosë me kontaktua me këtë personin e autorizuar të ri, pasi i janë bërë 3 ftesave dhe në basë të statutit që kemi dhënë bazë të detyrës së tij kjo bien tërësisht në kundërshtim andaj ne duhet të votojmë nëse do ta pranojmë kolegun Valdet Osmani apo do ta shkarkojmë. Kuvendit të vet Valdet Osmani nuk i jep llogari prandaj ne e kemi detyrën ta trajtojmë këtë situatë”, tha ai.

Arianit Loxha, kryetar i Kuvendit të AAK-së, tha se ai nuk do të rikandidohet për këtë pozitë.

“Ky kuvend duhet të merr një vendim në këtë gjendje të jashtëzakonshme. Unë si kryetar i pezulluar bashkë me kryesin nuk do të rikandidohem”, tha ai.

Arbër Shita në cilësinë e Grupit themelues, tha se ata kanë marrë disa hapa konkret që situata mos të eskalojë.

“Vendimi përfundimtar do të jetë mbas pranimit të votave të anëtarëve. Ne kemi marr disa hapa parandalues që të mos eskalojë situata dhe disa prej hapa e kanë si pasoje pezullimin si asociacion. Në departamentin e Bajram Kosumit ka arrit kërkesa për ekzekutim të gjykatës së apelit, me të cilën Kosumi na lajmëroi se e gjithë struktura jon bie poshtë”.

Ndërsa Blerta Vulës, përfaqësues së AAK-së, iu heq pezullimi me vota unanime, nga të gjithë anëtarët sa ishin prezentë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme