Babai nga Lipjani e lajmëron në polici vajzën e mitur, thotë se po bashkëjeton me një burrë

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Policia në Lipjan ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare, raporton Express

Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.  

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.Reklamë

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.

Të ngjashme