Bie niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit nën nivelin maksimal

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit.

Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin maksimal.

Ata tutje kanë bërë thirrje përmes një njoftimi për media që uji të shpenzohet në mënyrë racionale.

“Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale. Uji dhe mjedisi i pastër, jeta e shëndoshë! Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton! Integrimi gjinor / përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit! Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit! Uji i shfrytëzuar nga rrjeti i ujësjellësit të Prishtinës duhet të kursehet dhe paguhet”, thuhet në njoftim

Të ngjashme