BIK: Komunikata e Speciales ndaj Thaçit politike

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Bashkësia Islame e Kosvës,  ka reaguar pas njoftimi të lëshuar nga Gjykata Speciale, ku bëhet e ditur se është propozuar ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Vesli.

Në deklaratën  e Myftiut thuhet, se thuhet se deklarata nga Specialja është politike, si dhe në emër të drejtësisë po tentohet që përdhoset kauza e misioni i UÇK-së.

Deklarata e plotë:

Me shqetësim të thellë kemi ndjekur veprimet e drejtësisë ndërkombëtare  ndaj presidentit të vendit, z. Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së. Komunikatën e prokurorëve ndërkombëtarë për presidentin Thaçi, duke u bazuar në momentin e bërjes së saj publike, e konsiderojmë veprim politik që dëmton së pari vetë kredibilitetin dhe besueshmërinë e Gjykatës, dhe së dyti, konsiderojmë se,  në emër të drejtësisë, po mëtohet të  atakohen e përdhosen kauza  dhe misioni UÇK-së për lirinë e vendit.

Atakimi i vlerave  të UÇK-së po bëhet në emër të drejtësisë me veprime të  padrejta dhe në kundërshtim me  parimet dhe praktikat e drejtësisë ndërkombëtare.  Tentimi për ta paraqitur  kriminale luftën e drejtë të UÇK-së është tentim për ta barazuar kriminelin me viktimën.

Ne i  bashkohemi fuqishëm zërit të popullit që kërkon drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke e vlerësuar të paprecedent qasjen e drejtësisë ndërkombëtare, që kohë më parë publikuan edhe një njoftim për një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj dy prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hashim Thaçit dhe z. Kadri Veselit.

Ky veprim, përveçqë s’ka të bëjë me drejtësinë përbën shkelje të të drejtave të njeriut si dhe shkel parimin bazë të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë.

 Ne, si edhe tërë populli,  UÇK-në  e konsiderojmë vlerën  më të madhe dhe më të suksesshme në historinë më të re të popullit tonë dhe të cilën e ruajmë  me shumë  mburrje.

E ritheksojmë edhe një herë se lufta mbrojtëse e UÇK-së, e cila është bërë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, ka qenë e drejtë dhe do të mbetet përgjithmonë e tillë. Ne besojmë dhe angazhohemi për drejtësi, por konsiderojmë se me veprime të padrejta, selektive e të njëanshme nuk mund të vendoset drejtësia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme