Dashuria me emrin Mjalta

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 21:32 | Nga Leonora Shabani Bajraktari

Pas kthimit nga Amerika, ku isha me Mjalten për operacionin e saj në zemër të hapur, unë isha e lehtësuar dhe shumë e lumtur sepse gjëja e vetme që më mundonte gjatë 18 muajve rresht ishte intervenimi në zemër dhe në fund m’u realizua kjo dëshirë.

Më vinte të fluturoja nga gëzimi, sepse pas operacionit ajo filloi të qëndroj edhe ulur. Kishte ndryshuar shumë, edhe peshë kishte shtuar, ishte më e madhe, kuptonte dhe fliste në këtë moshë shumë fjalë MAMI, BABI, AJDE, PAPA( me shetit), BUKA, TATI (me fjet) PO, JO etj, Kur e pyesja “ku është Mjalta” ajo tregonte me dorë kah vetja e saj e prekte gjoksin dhe thoshte me krenari “qe”. Unë kënaqësha me çdo lëvizje të saj kur e bënte për herë të parë.

Nuk ofrohej asnjë shërbim për fëmijët me sindromën Down, unë vetëm i kisha marr disa instruksione në Amerikë se si ti qasem dhe si të punoj me të. Por fillova spontanisht edhe në mënyrën time, nuk e dija se mikrofoni stimulon të folurin, e unë improvizoja mikrofon, e mirrja telekomandën e TV-s dhe bënim koncert me Mjaltën – Këndoja, vallëzoja dhe fillova edhe ta luaja moderatorën, unë edhe Mjalta kënaqeshim me këto lojrat tona, pastaj fillonte Mjalta ta merrte telekomandën e përdorte si mikrofon e këndonte, me vallëzu nuk mundej se ende nuk ecte por moderatoren e bënte, kënaqësha fluturoja.

Nuk ofrohej asnjë shërbim për fëmijët me sindromën Down, unë vetëm i kisha marr disa instruksione në Amerikë se si ti qasem dhe si të punoj me të. Por fillova spontanisht edhe në mënyrën time, nuk e dija se mikrofoni stimulon të folurin, e unë improvizoja mikrofon, e mirrja telekomandën e TV-s dhe bënim koncert me Mjaltën – Këndoja, vallëzoja dhe fillova edhe ta luaja moderatorën, unë edhe Mjalta kënaqeshim me këto lojrat tona, pastaj fillonte Mjalta ta merrte telekomandën e përdorte si mikrofon e këndonte, me vallëzu nuk mundej se ende nuk ecte por moderatoren e bënte, kënaqësha fluturoja.

Kur i lexojë përralla, ajo e merrte të njejtën përrallë dhe bëhej kinse po lexonte, po ajo lexonte ashtu në gjuhën e saj e unë prapë kënaqesha. Të dyja rrezatonim shumë dashuri me njëra tjetrën. Pa qenë në dijeni se pasqyra përmirëson sjelljet.

Një herë e kisha ulur në karrigen e saj ku ia lash në një pjatë përpara me banana te prera hollë, përballë saj e vendosa pasqyrën. Ajo e mori një copë të prerë e futi në gojë e pa vetën në pasqyrë se nuk e bëri mirë, e nxori copën nga goja e la në pjatë dhe u drejtua më mirë dhe me kujdes e futi në gojë duke e shikuar vetën gjatë përtypjes. Nga ajo dite unë çdo dite ç’ka do që bëja e bëja me Mjaltën vendosja pasqyrë përballë.

Dritoni (Babi i Mjaltës) punonte kurse ne dyja bënim qejf në shtëpi, shëtisnim, kur vinte nga puna ai më sillte literaturë, e materiale informuese për sindromën Down. Pastaj e detyronim që të na shëtiste me makinë dhe të ndaleshim për kafe sepse Mjalta atëherë thoshte “Bab ave ave”(Babi kafe kafe), unë dhe Mjalta pastaj udhëtonim me autobusë e Dritoni na përcillte me makinë mbrapa. Mjalta e shijonte udhëtimin me autobusë, sepse asaj i pëlqenin vende ku kishte shumë njerëz dhe aty ajo përshëndetej me të gjithë, hehe.

Ne u kthyem në nëntor të vitit 2000 nga Children Hospital të Bostonit, pas kësaj, me 2 janar të vitit 2001 ishte hospitalizimi i parë i Mjaltes në Pediatri- QKUK Prishtinë, ajo nuk ndihej mirë, vonesa e operacionit tash i kishte shkaktuar probleme të tjera e që unë ende nuk isha në dijeni se me çfarë po përballej Mjalta ime. Hospitalizimet, vetëm shpeshtoheshin edhe pse mundohesha të jem nanë e kujdesëshme.  

Pata lexuar diku se fëmijët me sindromën Down duhet të pavarësohen dhe të motivohen për më shumë socializim dhe vendosa me e regjistru në kopsht, në atë kohë vetëm përmes intervenimeve ke mundur ta regjistrosh fëmijën në kopshtin publik, plus Mjalta ime me sindromën Down as qe bëhej fjalë të regjistrohet në një kopsht publik por edhe privat, plus Mjalta u bë 3 vjeçë dhe nuk ecte ende ishte shumë problem, ku do që shkoja nuk kërkoja që të përfshinin në të gjitha aktivitetet por thjesht doja me socializu Mjaltën me fëmijët e tjerë, por ishte e kotë.

Në verën e vitit 2002, më në fund një kopsht privat e pranoi Mjaltën pa asnjë hezitim, u gëzova shumë ky kopsht ishte ENI EDU ARS.

Mjalta në kopsht merrte pjesë në ditëlindje dhe aktivitete të kopshtit, trajtohej me kujdes dhe duke e pa që Mjaltës i pëlqente unë u angazhova në një punë.

Në intervistë i tregova drejtoreshës se vajza ime ka probleme me zemër dhe është e prekur me sindromën Down dhe se kur është nevoja, të jem e lire në çdo kohë. Për fat me pranoi në punë me këto kërkesat e mija edhe pse isha e pa përvojë në punë, pasi isha vetëm 23 vjeçe.  

Mjaltës kopshti i ndihmoi shumë në socializim dhe komunikim, edhe pse vetëm tre muaj shkuam sepse shumicën e rasteve, Mjalta nga ana e shëndetit nuk ndihej mirë.

Në vjeshtë të vitit 2002, ajo prapë u hospitalizua. Problemet e saja shëndetësore ishin të panjohura për mua, këtu në spital nuk më sqaronin sikur në Amerike, doktorët atje ma vizatonin në një fletë A4 gjithë komplikimet në aortë, barkushe të zemrës, sa isha ne Amerike më thonin se vajza ime ka probleme me mushkëri por unë mendoja që më me rendësi është problemi në zemrën e saj.

Këtu në pediatri, kishin ardhur një grup i mjekëve italian për të operuar fëmijë me probleme në zemër, pasi që Mjalta ishte në këtë kohë ishte e shtruar në repartin intensiv atyre iu bëri përshtypje, pse kjo ka nevoj për kujdes intensiv, pasi është operuar në një ndër spitalet më të mira në planet nga kardiokiruriget- pediaterët më të mirë? Një prej mjekëve italian po më thotë “ të lutem na sjell fletëlëshimin e Children Hospital të Bostonit, sepse duam të dijmë çfarë është intervenuar, pasi Mjalta po vazhdon të hospitalizohet dhe nuk do të kthehemi në Itali pa e kontrolluar Mjalten.

Mjekët italian qëndruan një javë, unë në pritje për kontroll, ata kishin bëre aq shumë opercione në zemër të hapura të fëmijëve ku disa prej tyre edhe ndërruan jete. Mora informata se mjeket do të ikin sot (që i binte pas një jave nga kontrolla e parë) Mendova për  një moment, se na harruan neve, por një infermiere thirri “ Nana e Mjaltës ejani poshtë për vizit” u gëzova shumë, tash me vetën ata mbajtjen fjalën!

Ishte objekti i vjetër i klinikës, që me e kontrollu fëmijën me ultrazë duhej të zbrisja shkallëve pastaj një korridor i frikshëm për të arritë tek dhoma e ultrazërit.

Gjatë kontrollës, mjekët flisnin mes vete, dhe njëri po thotë tash po flas me nenën; “ Mjalta për shkak të vonesës së operacionit ne zemër janë shfaqë probleme tjera, ajo çdo herë do të ketë probleme me mushkëri, çdo herë ka me pas këtë problem” unë e ndërpreva dhe po e pyeti “ Po mirë sa kanë me zgjate këto probleme” e pritesha një përgjigjje, pasi Mjalta, filloj me ec, ishte më e fortë dhe besoja se do e tejkaloj. Ai ma ktheu “ më vjen keq por vajza nuk do të jetoj gjatë, ajo do te jetoj vetëm deri në moshën e adoleshences” unë humba krejt në ato momente. E pash Mjaltën, ishte e shqetësuar nuk donte të ishte pranë mjekëve dhe unë ika ia harrova edhe biberonin. Provoja me e mbajt të fort, kur arrita tek korridori i frikshëm e shikoja Mjaltën e m’u dukë qe u rritë dhe ndërroi jetë aty, ishte një moment që nuk do doja ta perjetonte asnje nanë në botë.

Kur u ktheva në dhomë e mërzitur edhe qaja, Mjalta shqetësohej kur qaja unë, e ndala vetën fillova ti këndoja. Mendoja me vetën, si ti tregoj Dritonit që mos ta mbaj vetëm për vete, e thirra në telefon dhe ai nuk vonoi shumë erdhi. I tregova se çfarë më thanë mjekët, ai me qetësoi duke me thënë nuk e dijmë as unë e as ti, e askush se sa do jetoj e ëmbla jonë Mjalta.

Fjalët e mjekëve Italian i hodha pas shpine, dhe ne u kënaqem me Mjaltën për shumë vite, pastaj…..!

Tregimi vazhdon… (Familja Jonë)

Të ngjashme