Delawie i zhgënjyer nga komentet seksiste në Kosovë

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 14:48 | Nga

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi i cili e quajti “lopë” dhe “hienë” ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.

“Jam i zhgënjyer nga komentet seksiste në Kosovë. Duhet të ndryshohet qëndrimin që vlerëson të qenit të sigurt, konkurrues dhe ambicioz, përveç nëse jeni një grua”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme