Deri në dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova përmes kufirit të Merdarit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare janë 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë, transmeton Koha.net.
Ndërkaq pritjet për të hyrë janë 3 deri në 5 minuta.
Pritje ka edhe tek Dheu i Bardhë. Sipas njoftimit, 30 deri në 40 minuta nevojiten për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare.