Dhjetëra teste të gjakut hidhen në rrugë në Pejë

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Një grumbull i testeve të gjakut janë hedhur në rrugë në Pejë, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur një qytetarë i kësaj komune.

Dhjetëra teste të gjakut shihen nën kontejnerët e bërllokut në këtë komunë, derisa qytetari ka kërkuar nga policia dhe inspektorati që të merr masa.

Ai ka thënë se testet janë hedhur nga një klinikë private afër urës së Pohovcit në këtë komunë.

“Një klinik private nga Peja i hedh testet e gjakut në rrugë! Është turp nga kjo klinik që të bën kësi krimi në këtë kohë epidemie! Lus policinë dhe inspektoratin që të merr masa”, ka shkruar ai.

Të ngjashme