Dhuna ndaj grave problem global – shefi i EULEX-it: Në Suedi për dhjetë ditë vdiqën 6 gra

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 11:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhuna ndaj grave nuk është fenomen vetëm ne Kosovë, por në gjithë globin, kështu ka thënë shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, raporton Ekonomia Online.

Në lansimin e raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”, Wingemark, ai ka shtuar se dhuna në familje është fenomen që prek edhe vendet më të zhvilluara në botë, siç është Suedia, për çka tha se para një viti në një periudhë dhjetë ditore kanë ndodhur gjashtë raste me fatalitet si pasojë e dhunës seksuale.

“Kemi parë njerëz specifik që mbështesin viktimat e dhunës seksuale dhe familjare. Kemi prekur keqtrajtimin që dhuna nuk mund të jetë fizike, por edhe mentale, që është më e rrezikshme. Dhuna ndaj grave nuk është fenomen vetëm në Kosovë, por në gjithë globin, madje edhe në Suedi ku para një viti ishin vrarë gjashtë gra në një periudhë dhjetë ditore”.

“Ka mbetur shumë punë për tu bërë në nivel ekzekutivi për draftimin e ligjit dhe planit të veprimit ndaj dhunës ndaj gruas, dhe jam i lumtur që partnerët ndërkombëtar në jetë drejtim me prurjet e tyre. Jemi këtu për të dëgjuar partnerët ranë që kanë bërë analizë me të thellë për çështje specifike të vëzhgimit të personave të tillë. Kosova ka ligjin për vëzhgim të lëvizjes, pra si të përdoret sistemi teknik i lëvizjes, që ka për qëllim të ndiqen kryesit e veprave penale ose që kanë të dyshuar, qoftë të lirë apo në përcjellje”.

Avokati i Popullit, Naim Qalaj, ka kritikuar institucionet për moszbatim të këtij ligji dhe shkele të të drejtave të njeriut.

“Ende vazhdojmë të dëgjojmë se ka ligje të mira, por që nuk zbatohen dhe kjo kalon me një konstatim deklarativ duke mos i ndëshkuar ata që nuk i zbatojnë ligjet. Moszbatimi i Ligjit konsiderohet veprim i ndaluar dhe shkelje, ku lë të kuptohet që institucionet tona po dështojnë në përmbushjen e detyrimeve te tyre”.

“Kur them se korniza ligjore duhet me u zbatuar, e kam për detyrimet që dalin nga konventa e Stambollit cila e rregullon raportin e dhunës në baza gjinore dhe këto detyrime që kanë dalë për vendin tonë, nuk kanë arrit me i përmbush qoftë në ndërtimin e kapaciteteve, qoftë në harmonizimin e legjislacionit në fuqi”.

Arsim Shala nga Policia e Kosovës, tha se ky fenomen kërkon trajtim të posaçëm nga të gjithë institucionet dhe jo vetëm nga Policia.

Tutje, ai tha se ka rritje të raportimit të qytetarëve për dhunën në familje, raporton EO.

“Dhuna në familje viteve të fundit është shndërruar në një fenomen shqetësues i cili kërkon tretman të veçantë jo vetëm nga Policia e Kosovës por edhe në institucionet tjera”.

“Të dhënat tona tregojnë se ka një rritje të vazhdueshme në raportim për çka mund të konsiderojmë se ka rritje të vetëdijesimit të qytetarëve për te raportuar rastet e dhunës në familje dhe siç u tha, besoj se është krijuar besueshmëria ndaj Policisë së Kosovës, që e konsiderojnë si derë për të raportuar këto raste”, tha Shala. 

Albana Hasani ka prezantuar gjetjet e raportit ku tha se ka mungesë të zbatimit të ligjeve në fuqi, raporton EO.

“Qëllimi kryesor i këtij raporti është avokim dhe tërheqja e vëmendjes institucionale përgjegjëse për rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike, në mbrojtjen viktimave të krimit në përgjithësi, e në veçantinë mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje”.

“Ky raport gjithashtu synon që të shtjellojë mekanizmat ligjorë dhe institucionale për mbrojtjen nga dhuna ne familje në dritën e një përdorimi efikas dhe të bazuar në të drejtat e njeriut te monitorimit elektronik. Në raport gjithashtu janë inkorporuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, KPK dhe KGjK, si institucione kompetente për zbatimin e këtij ligji”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës më 7 maj të 2015-ës, ka ratifikuar Ligjin për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës.

Ndërkaq ky ligj ka hyrë ne fuqi në korrik të vitit 2010, ku ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje.

Të ngjashme