Doktori i njohur: Askush nuk po pyet se a guxojnë mjekët të punojnë si deputetët, ne takohemi përditë si ata në parlament

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës është duke pritur rekomandimet e Insitutit të Shëndetësisë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ndërkaq një doktor, po e kritikon këtë duke thënë se edhe mjekët për çdo ditë takohen në objekte të ngushta, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Dr.Fitim Selimi, ka thënë se qëllimet politike po e rrënojnë profesionalizmin.

“IKSHP të jap mendim nese bënë apo jo të mblidhet Parlamenti për ti kryer detyrat kushtetuese! NE KOLEGËT KIRURGË ME NUMËR PËRAFERSISHT SA EDHE PËRBËRJA E PARLAMENTIT, NË NJE OBJEKT TË NGUSHTE TAKOHEMI PËRDITË”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Më vie keq për këtë përjetim:

IKSHP të jap mendim nese bënë apo jo të mblidhet Parlamenti për ti kryer detyrat kushtetuese!

NE KOLEGËT KIRURGË ME NUMËR PËRAFERSISHT SA EDHE PËRBËRJA E PARLAMENTIT, NË NJE OBJEKT TË NGUSHTE TAKOHEMI PËRDITË

Të pyesim IKSHP, nëse guxojmë ose jo të shkojmë në punë!

KËSHTU BËHET KUR QELLIMET POLITIKE RRËNOJNË
PROFESIONALIZMIN. TEPËR KEQ DHE PA ASNJE PERSPEKTIVË.

Të ngjashme