Dumoshi bëri homazhe para shtatores së heroit Sali Çeku

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë vizitës në Deçan, ka bërë homazhe  para shtatores së heroit Sali Çeku.

Ajo ka njoftuar sa ka marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.

Përmes një postimi në Facebook, Dumoshi ka thënë se Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë i saj:

Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj.

Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.

Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares.

Personalitetet si Sali Çekaj, nuk harrohen kurrë dhe kanë zënë vend në historinë e re të Kosovës.

Çdo gurë i ndërtuar në Kullën e Sali Çekajt, është dëshmi e luftës për lirinë e Kosovës, ku gjeneratat e reja do të përkulën para jetës dhe veprës së tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Sali Çekaj!

Të ngjashme