Dumoshi: Mikullovci ka lënë zbrazëti të madhe, për kontributin e tij duhet të mësojnë gjeneratat

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 11:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës me rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci, raporton Ekonomia Online

Ajo tha se aktori Mikullovci ka lënë një zbrazëti të madhe.

“Unë kam qenë me familjen e tij sot dhe për shkaqe të pandemisë po mundohemi ta organizojmë në këtë mënyrë…”

“Do të jetë një zbrazëti shumë e madhe. Ne do t’i kujtojmë dhe detyra jonë është që për këta njerëz që dhanë kontribut për artin, gjenerata që do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre”.

“Adem Mikullovci njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira të viteve 90-të dhe si deputet i Kuvendit. Ai na ka sjellë shumë humor dhe gëzime nëpër televizione tona”, tha Dumoshi.

Me këtë rast ajo ngushëlloi gjithë komunitetin artistik dhe familjen e tij.

Të ngjashme