Dy të vdekur e 41 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

IKSHPK-ja ka publikuar rezultatet për 24 orë, ku dy presona kanë vdekur dhe janë shënuar 41 raste të reja.

Dy të vdekurit ja njëri rast në Gjilan dhe tjetri në Prizren.

Sipas të dhënave janë shëruar 73 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme