E vendos këmbën jashtë veturës, gjobitet me 40 euro zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës ka bërë shkelje të rregullave në komunikacion duke vendosur këmbën tek dritarja e veturës, duke e penguar retrovizorin gjatë vozitjes.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa duke e gjobitur zyrtarin e MI-së.

Rasti ka ndodhur në Sojevë të Ferizajt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrur këmbën jashtë dritarës. Me këtë veprim , i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes”.

“Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt . Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë dhe portali ‘’IndexOnline ‘’ e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar”.

“Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”.

Të ngjashme