Elvis Naçi dërgon 50 ton ushqime për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Fatmirësisht shqiptarët kanë njëri- tjetrin në këto kohë të koronavirusit.

Rreth 50 ton ushqime kanë mbërritur këtë të enjte në Serbi, për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Lajmin e ka përcjellë Elvis Naçi në rrjetin social, nga ku shkruan se shqiptarët nuk i harrojnë shqiptarët.

Naçi ka postuar disa foto të ndihmave të dërguara

MESAZHI:

LAJM MADHESHTOR! LUGINE JEMI ME JU! LUGINE NUK JU HARROJME!
Sot jam i gëzuar, zemra mal, sepse pas shumë pëpjekjeve arritëm të cojmë 50 ton ushqime në Luginën e Preshevës. Do të jemi në Preshevë, Medvegjë, Bujanovcë.
Sa shumë lutje e falenderime na keni çuar, por ne sot jemi të gëzuar se konkretizuam sakrificat për t’i dërguar ndihmat tek shqiptarët tanë.
TE NDARE NE TROJE NE ZEMER NJE!
Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjitha ata që mundësuan këtë mision për të gëzuar çdo familje shqiptare.
LUGINE JEMI ME JU!

Të ngjashme