Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit në Ferizaj

Ferizaj | 20 Shk 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit në qendër të Ferizajt,këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt.


Jashari ka folur nga vendi i ngjarjes prej ku ka treguar tashmë është arrestuar i dyshuari me inicialet Sh. R, për vrasjën e rëndë.

Kryeprokurori ka thënë se motivet e vrasjes nuk janë akoma të ditura, ndërsa i dyshuari që ka ikur nga vendi i ngjarjes, është kapur më vonë.

Në orën 12:30, në qendër të Ferizajt, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”, një person u qëllua për vdekje.

Policia dhe Emergjenca arritën në vendin e ngjarjes, por i qëlluari nuk dha shenja jete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme