Familjarët kujtojnë viktimat e masakrës së Sllovisë

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Janë mbushur 21 vjet qëkur Elmija dhe Rexhep Ismajli e panë për herë të fundit djalin e tyre Naserin.

Naseri është në mesin e 45 civilëve nga fshati Sllovi i Lipjanit që u masakruan nga forcat serbe 15 prillin e 1999-s.

Për dallim nga përvjetorët e kaluar, familjarët e ngushtë i përkujtuan të dashurit e tyre me vizita të shkurtra te varrezat e tyre, raporton KOHA.

Lufta e ka rënduar shumë Zejnepe Gashin, së cilës ia mori dy djemtë dhe dy nipat e saj.

Ajo nuk është e kënaqur me punën e deritanishme të institucioneve.

Me homazhe individuale e shënime përmes rrjeteve sociale këtë vit po kujtohen përvjetorët e masakrave në të gjithë vendin.

Në shenjë kujtimi për më të dashurit e tyre banorët planifikojnë të ndërtojnë një kullë.

Më 15 dhe 16 prill të vitit 1999 forcat serbe kishin hyrë në fshatin Sllovi dhe kishin përndjekur e masakruar civilë shqiptarë.

Për krime lufte ndaj popullatës civile në këtë fshat në Gjykatën Themelore të Prishtinës po gjykohet Goran Stanishiq.

Të ngjashme