Fëmijët e institucionit parashkollor njoftohen për së afërmi me detyrat e Policisë së Kosovës

Prizren | 16 Pri 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje,  Njësia Rajonale e Komunikacion Rrugor (NJRKRR), konkretisht pjesëtarë të kësaj njësie, kanë pritur disa fëmijë nga një institucion parashkollor, të cilët kanë qenë të shoqëruar nga stafi i personelit edukativ të këtij institucioni.

Për nder të vizitës së tyre, këta pjesëtarë të Policisë nga rajoni i Prizrenit, organizuan mikpritje, me ç’rast këta fëmijë u njoftuan për së afërmi me disa punë dhe detyra policore. Në shenjë falënderimi për këtë vizitë, këtyre fëmijëve u është shpërndarë nga një dhuratë simbolike si dhe fletushka që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik.

Ndërsa si përfundim fëmijët kanë dhuruar dy dhurata për PK-në si dhe kanë shprehur falënderimin e tyre për gatishmërinë e Policisë, si dhe pritjen që u është bërë nga NJRKRR në Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme