Flet vajza e Gucatit: Presim lirimin e babait

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Pak minuta para se të shpallet aktgjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ka folur në T7 vajza e këtij të fundit.

Ajo ka thënë se presin lirimin e babait të saj.

“Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s’kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafajësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv”, ka thënë ajo.

Të ngjashme