Gashi: Dosjet e dërguara në zyrat e OVL-UÇK-së, janë të Speciales

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë se dokumentet e dërguara në OVL-UÇK,  janë dokumente origjinale të Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Gucati, ka thënë se sot kanë pasur një vizitë të pakëndshme në zyrat e OVL-UÇK-së.

“Sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme në OVL të UCK-së, kanë ardhur hetuesit e Gjykatës Speciale. Me këshillën e  avokatit Gashi këto materiale i dorëzuam”.

“Tashmë më në fund është vërtetuar se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale apo të Dhomave të Specializuar, në Hagë”, ka thënë Gucati.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi tha se duke u bazuar në logon e Gjykatës Speciale, vërtetohet se këto janë dokumente origjinale të tyre.

“Vërtetohet se këto janë dokumentet e Gjykatës Speciale. Vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, me këshillën time kryetari ka vendosur që tash tua dorëzoj”.

“Në bazë të logos e shikoni që këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, apo të Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në dokumentet e publikuara në media duhet pasur kujdes në publikimin e emrave dhe mbiemrave që gjenden në dokumente.

Të ngjashme