Gjilanasi ushtron dhunë ndaj të fejuarës, dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj të fejuarës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjilan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Si pasojë e sulmit fizik nga i fejuari, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar  pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme