Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, të përfshirë në rast dhëndri dhe miku

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.

Telegrafi mëson se personat e përfshirë në këtë rast janë në lidhje familjare dhëndër-mik.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Ekonomia Online se personi i plagosur është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është në kërkim.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti.

Të ngjashme