Gjuajtje me armë në Viti – plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë plagosur me armë zjarrin pak më parë në rrugën “Kemajl Azizi”, në Vitit.

Rastin për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

” Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.

Njoftimi i plotë:

“Plagosje me armë zjarri”

Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.

Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë .

Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta.

Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.

Të ngjashme