GLPS: MSA-ja në vitin 2018 u zbatua rreth 65 për qind

Prishtinë | 09 Mar 2019 | 11:33 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

45 institucione të Kosovës ishin përgjegjëse në vitin 2018 për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Prej 600 objektivave 64.57 për qind, është zbatuar MSA-ja, nga institucionet kosovare, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ku u prezantuan të gjeturat nga monitorimi mbi temën: “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2018?”.

Njomza Mjeku nga GLPS-ja, ka prezantuar të gjeturat nga institucionet në plotësimin e masave nga Plani për zbatimin e MSA.

Sipas saj, të arriturat e rezultateve janë ndarë në tri kategori, objektivat e plotësuar, objektivat pjesërisht të plotësuara dhe objektivat e paplotësuara.

“Për viti 2018, 45 institucione ishin përgjegjëse për realizimin e rreth 600 objektivave nga të cilët 64.57 janë plotësuar në tërësi, 23.67 janë pjesërisht të plotësuar dhe 7.29 nuk është ndërmarrë asgjë”, tha Mjeku.

Ajo shtoi se pesë institucione kishin numrin më të lartë të objektivave, që janë: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Drejtësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e Financave dhe Këshilli Prokuroal i Kosovës.

“Nga 45 institucione, 5 institucione që kishin numër më të lartë të objektivave ishin: MPMS e cila nga 82 objektiva ka realizuar në tërësi 52 objektiva; Ministria e Drejtësisë nga 45 objektiva ka realizuar 17; MTI nga 34 objektiva ka realizuar 27; Ministria e Financave nga 38 objektiva ka realizuar 27 dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës nga 33 objektiva ka realizuar 26”, shtoi Mjeku, raporton Ekonomia Online.

Sipas GLPS-së, masat e plotësuara të MSA-së, janë Kodi Penal, Ligji për KGjK-në, Ligji për KPK-në, ai për Gjykatat, Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

“Miratimi i masave legjislative ka ndodhur pothuajse nga të gjitha institucionet përgjegjëse, konkretisht qeveria por ato masa nuk mund të konsiderohen të plotësuar nëse nuk janë miratuar edhe në Kuvend. Disa nda masat, plotësuara të MSA-së, janë Kodi Penal, Ligji për KGjK-në, Ligji për KPK-në, ai për Gjykatat, Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, tha Mjeku.

Disa nga masat e plotësuara të msa janë: kodi penal, lihji per kgjk, ligji per kpk, ligji per gjykatat, ligji për përgjegjësinë diciplinore të gjyqatrëve dhe prokurorëve.

Të ngjashme